Transmetuar më 30-06-2015, 09:06

Korçë, 30 qershor 2015, NOA.al – Një i ri nga Mirdita ka rënë në prangat e policisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë, pasi është kapur me dy vula të dyshuara si të falsifikuara.

Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se i arrestuari është 27-vjeçari me inicialet M.L., banues në Domgjon të Mirditës.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, nga kontrolli që iu bë pasaportës të tij në hyrje të Republikës së  Shqipërisë, rezulton të  ketë dy  vula  greke  të  dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd