
Korçë, 30 qershor 2015, NOA.al – Një burrë është arrestuar në qytetin e Korçës, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë 39-vjeçari Romeo Qesaraka, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në bulevard “Republika”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Opel” me targa AA 883 GR në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





