
Krujë, 29 qershor 2015, NOA.al- Një grua është arrestuar në qytetin e Krujës, ndërsa është zbuluar se në kopshtin e saj kanë qenë të mbjella 11 parcela me bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë 44-vjeçarja Lumturije Disha. Nga një kontroll i ushtruar në vendin e quajtur Verjon në Nikël të Krujës u gjetën 11 parcela të mbjella me 1050 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





