Transmetuar më 29-06-2015, 15:18

Kukës, 29 qershor 2015, NOA.al- Një kamion në të cilin ishte fshehur lëndë narkotike u bllokua në pikën kufitare të Morinës, në Kukës.

Në orët e para të pasdites së sotme u arrestua 43 vjeçari Arben Prendi, të cilit ju gjet në kamionin me targa AA 090 IS, që drejtohej prej tij, 20 kilogramë heroinë.

Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e shoferit dhe se kamioni vinte nga Kosova drejt Shqipërisë, ku dyshohet se do të shitej në tregun vendas.

Lidhur me këtë rast efektivët e policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e Prendit si dhe aktivitetin e plotë të tij./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd