
Tiranë, 29 qershor 2015, NOA.al- Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 19 vjeçarin Klodian Selimi, i dyshuar si pjesë e “grupit të zjarrit” në Lazarat.
E njëjta masë sigurie u dha dhe për Dervish Gabën 20 vjeç dhe të pandehurin tjetër Elvis Boci 19 vjeç.
Tre të rinjtë dyshohet të jenë të përfshirë në sulmin me armë mëngjesin e 24 qershorit, ku humbi jetën efektivi i RENEA Ibrahim Basha, ndërsa mbetën të plagosur dy kolegë të tij.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësve te Policisë së Shtetit në bashkëpunim”, “Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit në bashkëpunim e mbetur në tentativë në pesë raste” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”./a.y/noa.al Policia publikon detaje për “Lazaratin”, 12 të arrestuar për sulmin mbi policinë
Hetimi i SHKB-së dhe Prokurorisë: FNSH refuzoi të hynte në Lazarat
‘Lazarati’, dorëzohen vëllezërit Arbion e Alban Aliko
‘Shoqata Lazarati’: Ekzekutorët komandohen nga jashtë fshatit
"Burg" për Xhulianon, “karrem” i vëllezërve Aliko për kurthin e policisë
“Lazarati”, Prokuroria: Vëllezërit Aliko organizatorë, plani për sulmin prej 6 muajsh
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





