
Tiranë, 29 qershor 2015, NOA.al- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerëson arritjen e standardeve të suksesshme të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat sipas tij i dhanë jetë ndarjes së re administrative e territoriale dhe konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive të reja.
Qëndrimi i kryeparlamentarit u dha gjatë një takimi të ditës së sotme ku priti bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe Andrej Hunko.
Meta vuri në dukje se duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës veçanërisht në kuadër të implementimit të rekomandimeve të bashkëraporterëve, fokusi i Kuvendit mbetet zbatimi i planit të veprimit në funksion të rritjes së transparencës, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura si dhe forcimi i rolit mbikëqyrës.
Takimi mes Kryetarit të Kuvendit dhe bashkëraporterëve të AP të Këshillit të Evropës u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





