
Si qëndron në formë Carla Bruni? “Pi shumë birrë. I bën mirë lëkurës, përmban shumë vitamina. Bëj fitnes dhe joga. Në verë nëse mundem notoj. Sporti nuk më tërheq, por më kënaq ideja që i bën mirë shëndetit”, kështu thotë këngëtarja italiane Carla Bruni në një intervistë për “Io Donna”.
Ajo tregon se bën rregullisht gjimnastikë dhe nuk konsumon alkool. E pyetur lidhur me atë që kanë shkruar mediat rozë, se ajo ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë, Carla thotë se, “Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje. Më vjen të qesh vetëm kur e mendoj. Mua nga plakja më bezdis vetëm lodhja. Sigurisht që do preferoja të rrija 20 vjeçe, por mosha më bën mirë. Natyrisht që kujdesem, por më shumë për shëndetin”, shprehet më tej gruaja e ish-Presidentit francez Nicholas Sarkozy./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





