Transmetuar më 29-06-2015, 12:57

Vlorë, 29 qershor 2015, NOA.al- Një i ri i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është vënë në pranga.

Gjatë ditës së sotme është bërë arrestimi i 26 vjeçarit Vasil Dervishi, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ai u kap në qytetin bregdetar në lagjen “10 Korriku”, pranë një dyqani elektroshtëpiakesh

Vasil Dervishi ishte shpallur në kërkim pasi më 12 maj 2012, i është gjetur një sasi prej 54 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd