
Kurbin, 29 qershor 2015, NOA.al- Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kurbin.
Në kërkesën ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PD kërkon që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten.
Në argumentin e saj PD thotë se është cenuar procesi zgjedhor dhe ka pasur shkelje ligjore, të cilat kanë ndikuar në shpërndarjen e mandateve për këshillin bashkiak.
Para zgjedhjeve KQZ dhe Kolegji Zgjedhor rrëzuan kërkesën e PD për tërheqjen e kandidatit për Kurbinin Altin Biba.
Në këtë mënyrë PD apeloi që të bojkotohen zgjedhjet në Kurbin, ndërsa e cilësoi vendimin e KQZ të paligjshëm./a.y/noa.al “Kurbini”, KQZ rrëzon kërkesën e PD për çrregjistrimin e kandidatit Biba Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





