




“Përshëndetje miq, doja t’iu informoja si po ecën. Rënia nga ballkoni më ka shkaktuar dëmtime në mushkëri, një shpatull të thyer, një gju të thyer dhe një frakturë në shtyllën kurrizore…”
Kështu shkruan në profilin e saj në Facebook, Clodagh Cogley. Vajza 21 vjeçare nga Berkeley, California (SHBA) mbeti viktimë e një aksidenti dramatik.
Ajo ishte mes 13 personave që disa javë më parë ndodheshin në një festë në një ballkon, por që për shkak të peshës u shemb.
Gjashtë të rinj humbën jetën ndërsa pjesa tjetër u plagosën, në mesin e tyre Clodagh më rëndë.
“Shanset që unë të përdor sërish këmbët janë thuajse zero. Këmbët që kam pasur më kanë penguar, tashmë ndoshta do shfaq talent për basketbollin në karrocë me rrota”, thotë e reja.
Ajo e mbyll postimin me një apel prekës drejtuar personave të tjerë, “Ajo që kam mësuar nga kjo tragjedi është se jeta është e shkurtër dhe dua të kujtoj ata të rinj që humbën jetën duke jetuar sa më e lumtur dhe e plotësuar. Vlerësoni çdo hap që hidhni, ato të një vallëzimi, të ecjes në bar e kudo, si të ishte hera e fundit…sepse në këtë botë të çmendur nuk i dihet kurrë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





