




Elbasan, 29 qershor 2015, NOA.al- Të akuzuar për vjedhjen e një dyqani dy familjarë u vunë në prangat e policisë së Elbasanit.
Adem Balla, 70 vjeç dhe nipi i tij Ramazan Balla, 22 vjeç që të dy banues në Cerrik u vunë në pranga pasi dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së dyqanit të 50 vjeçarit I.M., banues në Cërrik, nga ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh rreth 15 000 lekë të reja dhe disa paketa cigaresh.
Nga hetimet e uniformave blu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 70 vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip automatik model 56 me numër 4221905, një krehër, një pushkë model 56 me numër 186820 dhe 85 fishekë model 56.
Gjysh e nip akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





