Transmetuar më 29-06-2015, 09:33

Mbani gjithmonë orën në rregull– Nëse jeni nga ata që keni mani të mbani orën disa minuta para, gabohet shpesh. Kjo pasi në nënvetëdijen tuaj e dini se keni edhe pak kohë dhe ndodh që të vonoheni.

Rregull mbi të gjitha– Personat e rrëmujshëm, humbasin më shumë kohë para se të dalin nga shtëpia për një takim, në kërkim të çelësave, orës, portofolit etj. Nëse i lini gjërat në vendin e duhur, nuk do të vonoheni dhe do ti gjeni menjëherë ato që kërkoni.

Merrni 24 orë kohë- Askush nuk ju kërkon që të shkoni në një takim një ditë para takimit të planifikuar. Por nëse përgatisni gjithçka që ju duhet një natë më parë, atëherë nuk do të jeni aspak vonë.

Jini pesimist– Nëse keni llogaritur një kohë të përcaktuar për të arritur në takim, mbani parasysh edhe vonesat e mundshme në trafik dhe pengesa të tjera. Nëse nuk ndodh asnjë problem, gjithsesi jeni të fituar pasi do bëni përshtypje të mirë duke shkuar përpara.

Bjerini shkurt– Nëse jeni në telefon ose po flisni me ndonjë fqinj dhe e kuptoni se koha e takimit po afron, keni gjithë të drejtën për ta mbyllur sa më shpejt bisedën, duke thënë të vërtetën që jeni për një takim.

Pranoni kritikat– Nëse çdo herë që shkoni vonë në takim, personi që takoni ju qorton dhe ju ironizon, bëni mirë t’i pranoni kritikat, në mënyrë që herën tjetër të jeni më të përpiktë.

S’ka justifikime– Shpikja sa herë që ju nevojitet e një motivi të ndryshëm për të justifikuar vonesën tuaj, nuk bën gjë tjetër veçse ju tregon edhe më të papërgjegjshëm para të tjerëve. Tregohuni të sinqertë dhe kërkoni ndjesë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd