Transmetuar më 29-06-2015, 08:13

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 29 qershor 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Për pronarët, kompensimi, 23 mijë hektarë tokë në ankand”.

Tituj të tjerë janë; “Gjendet video e sulmit, vëllezërit Aliko agjërojnë në polici”.

“Gjinushi: Të majtës i mungojnë 140 mijë vota nga 2013”.

“Rrëfimi i Teuta Hoxhës: E vërteta e vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Liliana përgjonte pas derës”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Greqia mbyll bankat, troket falimentimi”.

Lexoni dhe: Qeveria greke vendos të mbyllë të gjitha bankat gjatë gjithë javës

Tituj të tjerë janë; “Lazarati, vëllezërit Aliko në polici: Nuk e vramë ne efektivin e RENEA”.

“Ministri i Jashtëm grek në Tiranë, në fund të korrikut për paktin detar”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Hyrja në Universitet, orientimi, pikët e fituesit të fundit”.

Tituj të tjerë janë; “Përmbytjet në Shkodër, familjet që përfitojnë dëmshpërblimin financiar”.

“Premtimet elektorale të vitit 1921, drita, lehtësim taksash e liri shtypi”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Dëshmia e 17 vjeçarit: Grupi i zjarrit 6 muaj organizim, mblodhën arsenal armësh”.

Tituj të tjerë janë; “Krahasimi me 2013, si kanë ndryshuar votat për koalicionet në 12 qarqe”.

“Kriza, Greqia në prag të falimentit. Ja efektet për Shqipërinë prej daljes nga Eurozona”.

“Marrëveshja e detit, Ministri i Jashtëm grek në Tiranë me 7 propozime konkrete”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Ligji i ri për pensionet e policëve”.

Tituj të tjerë janë; “Kamerat kapin mat gjashtë të rinj nga grupi i zjarri në Lazarat”.

“Votimet në burgje, LSI fiton bindshëm”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd