Transmetuar më 29-06-2015, 07:59

Korçë, 29 qershor 2015, NOA.al- Një aksident tragjik u ka marrë jetën katër personave në Korçë. Gjatë mesnatës së kaluar një furgon ka rënë nga një urë rreth 10 metra e lartë në fshatin Drithas, në segmentin rrugor Korçë-Pogradec.

Drejtues i mjetit me targa AA 108 IB, ishte 29 vjeçari Ergi Manllija banues në Lushnje, ndërsa tre personat e tjerë janë Merita Hyka 41 vjeçe, A.Hyka 15 vjeçe nga Pojani i Korçës dhe Deljon Qerreti 24 vjeç nga Fier- Shegan Lushnjë.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se katër viktimat udhëtonin me një furgon mallrash i cili pas humbjes së kontrollit ka rënë nga ura.

Mësohet se viktimat kishin ardhur nga Lushnja për t’u furnizuar me perime në Korçë.

Viktimat ishin ulur të gjithë në sedijen e parë të automjetit, ndërsa pjesa e pasme ishte mbushur me arka për furnizim.

Uniformat blu po hetojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur prej përgjumjes së drejtuesit të mjetit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd