Transmetuar më 29-06-2015, 07:42

Mallakastër, 29 qershor 2015, NOA.al- Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Mallakastër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate në fshatin Ninësh të komunës Fratar. Viktima dhe të plagosurit janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, duke bërë që si pasojë e plagëve të marra të gjejë vdekjen 22 vjeçari Alfons Dautaj.

Të plagosurit janë Riza Fejzo dhe Mariglen Luari, i cili për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Nga të dhënat paraprake nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur teksa viktima dhe të plagosurit ruanin një parcelë të mbjellë me kanabis.

Qëndrimi zyrtar i policisë

Sot më datë 29.06.2015 rreth orës 00:45 në një zonë të pyllit të fshatit Ninesh Mallakastër, është vrarë me armë zjarri model 56, nga persona të pa identifikuar shtetasi:

-Alfons Dautaj,23 vjeç, banues në Ninesh, Mallakastër.

Gjithashtu janë plagosur shtetasit:

-Mariglen Luari, 24 vjeç, me banim në Patos, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak Tiranë.

-Riza Feizaj ,22 vjeç,banues në Ninesh, Mallakastër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendngjarjes së vrasjes, ndodhej një parcelë rreth 170 m katror e kultivuar me bimë të dyshuara Cannabis Sativa , gjithsej rreth 900 rrënjë.

Nga veprimet e para hetimore,rezultoi se kjo parcelë është kultivuar nga tre shtetasit e mësipërm: Alfons Dautaj, Mariglen Luari dhe Riza Feizaj.

Nga ana e policisë janë shoqëruar rreth 20 persona dhe po punohet për saktësimin e motiveve të kësaj ngjarje,verifikimet dhe kapjen e autorëve.

/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd