Transmetuar më 28-06-2015, 21:40

Të paturit e shpeshtë të marrëdhënieve seksuale i bën keq humorit. Është ky rezultati i një studimi amerikan i zhvilluar nga Carnegie Mellon University në Pittsburgh (SHBA) që kundërshton tezën e pretenduar gjerësisht, se një aktivitet i shpeshtë seksual është çelësi i lumturisë.

Studiuesit analizuan 64 çifte duke i kërkuar gjysmës prej tyre që të dyfishonin aktivitetin seksual, ndërsa pjesa tjetër të vijonte me ritmin normal të raporteve.

Pas 12 javësh, të intervistuarit ju përgjigjën një pyetësori, nga i cili rezultoi se çiftet të cilëve ju ishte kërkuar të shtonin numrin e raporteve seksuale, kishin shfaqur një rënie të dëshirës.

Ndërkohë tek çiftet e tjera dëshira kishte mbetur konstante. “Dëshira për të pasur raporte seksuale zbehet shumë më shpejtë me shpeshtimin e seksit. Përkundrazi ruajtja e ritmeve normale, atëherë kur dëshira është vërtetë e fortë e bën raportin më të kënaqshëm dhe stimulon më shumë ndjesinë e lumturisë”, thotë Tamar Krishnamurti, drejtues i studimit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd