
Banorët e fshatit të Jinshicun në Kinë kanë gjetur një mënyrë të neveritshme, por garantojnë rezultat tejet efikas, për të gëzuar shëndet të plotë. Ata pijnë rregullisht një pije të realizuar me jashtëqitjet e lopës dhe të dhive, përmes të cilës pretendojnë se shërohet kanceri dhe një sërë sëmundjesh të tjera.
Gjithçka nisi, kur një grua në fshat e sëmurë me kancer u zgjua duke bërë një kërkesë të çuditshme, që ti silleshin sa më shumë jashtëqitje kafshësh të ishte e mundur. Bashkëfshatarët ju bindën, ndonëse nuk e dinin se çfarë kishte ndërmend gruaja.
“Isha diagnostikuar nga kanceri në mushkëri dhe pavarësisht kurave të mjekëve, gjendja ime nuk ndryshonte. Më pas pashë një ëndërr ku një zë më thoshte që të përzjeja jashtëqitjet e lopës dhe të dhive për të bërë një pije. I kërkova tim biri dhe ai bashkë me banorët e tjerë më sollën sa më shumë, ndonëse mendonin se nuk isha mirë nga trutë”, thotë 66 vjeçarja Ma Shuang.
Gruaja tregon se i thau të gjitha jashtëqitjet në diell, duke e kthyer çdo gjë në pluhur dhe shtoi më tej pak ujë për ta pirë si ilaç kurues.
Disa kohë më vonë, ajo tha se ndihej më mirë dhe që nga ai moment banorët nisën ta përdorin si ilaç kundër kancerit, megjithëse Ma Shuang nuk i është nënshtruar më ndonjë vizite mjekësore për të konfirmuar shërimin e saj.
Pavarësisht përdormit të gjerë të këtij lëngu, mjekët paralajmërojnë për rrezikun që u kanoset, për shkak të infeksioneve bakteriale që mund të marrin./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





