





Disa meshkuj preferojnë të jenë leshtorë, ndërsa të tjerë pëlqejnë të depilohen. Por kohëve të fundit ka dhe nga ata që pëlqejnë të transformojnë qimet e gjoksit në një vepër të vërtetë arti.
Është ky rasti i parukierit anglez Daniel Johnson, i cili në gjokset e disa meshkujve ka “pikturuar” peisazhe të veçanta.
Johnson e quan artin e tij “manscaping”, e cila është një linjë e mesme mes njeriut dhe peisazhit (man-burrë, landscape- peisazh), duke qenë se peisazhet janë pjesë e veprave të tij të pazakonta.
Për të krijuar veprat e tij, Johnson i duhen së paku dy orë e gjysmë. Nisma e tij nisi pas rezultateve të një pyetësori të komapanisë Braun, ku u zbulua se rreth 45% e meshkujve do të donin të modelonin në ndonjë mënyrë qimet e tyre të gjoksit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





