

Nuk kishte të dhëna për politikë dhe mbi të gjitha as dëshirë për të qëndruar në Kongres gjatë. Është ky rrëfimi i Barack Obama në një letër të shkruar në vitin 1995 ndaj Malik Abongo Obama, gjysmë vëllait të tij në Kenia.
Letra është shkruar me bojë blu në një fletë të verdhë, e përdorur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si bllok shënimesh.
Letra mban datën 23 korrik 1995, para nisjes së karrierës së Barack si senator në kongresin lokal të Illinois.
Në letër Obama kishte shkruar se “E pranova propozimin e disa kolegëve për të garuar si senator, për të përballuar disa probleme serioze të zezakëve. Gjithsesi do të jetë një punë me kohë të pjesshme sepse dua të vazhdoj punën time si avokat”.
Me sa duket me kalimin e viteve Obamës i hyri në qejf politika dhe tashmë është kreu i Shtëpisë së Bardhë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





