Transmetuar më 28-06-2015, 15:41

Qeveria greke e Alexis Tsipras do të vendosë në orët e ardhshme nëse do të mbyllen nesër bankat në vend.

Kështu tha Ministri i Financave, Yanis Varoufakis, në një intervistë për Bbc Radio.

Banka Qendrore Europiane përgënjeshtroi zërat sipas të cilave ishte vendosur që ti jepej fund huave emergjente të dhëna ndaj bankave greke.

“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Bankën e Greqisë do vijojmë ndihmat, dhe inkurajojmë vendet anëtare të marrin nismat e nevojshme për të përballuar brishtësinë e ekonomisë në zonën euro”, tha Presidenti i BQE, Mario Draghi.

Ministri i Financave të Greqisë, Varoufakis deklaroi në një intervistë për “Bild” se, “Zgjidhja është në duart e Angela Merkel. Ajo ka çelësin e zgjidhjes, shpresoj që ta përdorë”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd