
Eurogrupi vendosi të mos pranojë kërkesën e qeverisë greke për të shtrirë programin aktual të shpëtimit i cili skadon më 30 qershor, me disa javë.
“Nuk ishin institucionet që u larguan nga tratativat, ishin grekët”, kështu tha Presidenti i Eurogrup, Jeroen Dijsselbloem, gjatë një konference në përfundim të mbledhjes së Eurogrupit.
Ai deklaroi se negociatat kanë përfunduar sepse Athina nuk ishte dakord me atë që ishte në tavolinë.
“Do të vazhdojmë të punojmë me Greqinë, por nëse qeveria do të vijojë rrugën që ka nisur, programi i ndihmave do përfundojë”, tha Dijsselbloem, duke shtuar se nëse Greqia do të kërkojë ndihma të reja, mbështetja do të jepet.
Ndërkohë gjatë natës së kaluar Parlamenti i Greqisë miratoi mocionin e Kryeministrit Alexis Tsipras, për të mbajtur referendum më 5 korrik lidhur me propozimin “borxhe kundër reformave”. Pyetja do të jetë nëse do të pranohet kërkesa, por qeveria apelon për t’u përgjigjur “Jo”.
Dijsselbloem deklaroi se ministri grek Janis Varoufakis doli me nismën e tij nga mbledhja e Eurogrupit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





