Transmetuar më 28-06-2015, 14:32

Bulqizë, 28 qershor 2015, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Martaneshit në Bulqizë.

Një minator ka humbur jetën rreth orës 14.00 të mesditës së sotme si pasojë e shembjes së një masivi gurësh.

Viktima është 45 vjeçari Shaban Grica, i cili ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra, gjatë kohës që ka qenë duke punuar.

Nuk dihen ende rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet dhe po merren dëshmitë e rastit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd