Transmetuar më 28-06-2015, 11:35

Keni dëgjuar deri dje, se ata që vuajnë nga diabeti apo janë mbipeshë, nuk duhet të hanë rrush se ka shumë sheqer? Keni dëgjuar më parë se nuk u bën mirë njerëzve me tension të lartë? Janë të gabuara! Ndiqni studimet më të fundit të vitit 2014.

Rrushi mahnit sërish! Kërkimet e reja për ‘mbretin’ -simbol i pasurisë, i zemërgjerësisë dhe i begatisë përmbysin mite të besuara ende. Studiuesit kanë gjetur se ky frut kur ka ngjyrë të kuqe ose vjollcë, përmban resveratrol me disa përfitime të panjohura. Hulumtimi emocionues i udhëhequr nga Maryanne DellaFera, PhD në Universitetin e Gjeorgjisë gjeti se resveratrol (sidomos kur kombinohet me isoflavonoidet e sojës) punon në trup në dy mënyra për të ndihmuar në humbje peshe: 1) Në mënyrë të dukshme zvogëlon aftësinë e qelizave për të ruajtur yndyrnat me rreth 130%. 2) bën që qelizat e yndyrës të shpërbëhen në një normë 246% më të lartë se normalja. Resveratrol ka fituar shumë vëmendje për cilësitë anti-plakje të raportuara dhe përfitimet mbrojtëse për trupin.

Mbrojtës i zemrës

Në hulumtim, resveratrol demonstroi aftësinë për të përmirësuar hapjen e enëve të gjakut, të cilat mund të lejojnë gjakun të rrjedhë më lehtë përmes tyre. Ky përbërës ka treguar se ka aftësinë të  çlodh muret e enëve të gjakut, duke e bërë diametrin e tyre më të madh, në këtë mënyrë ul presionin e gjakut dhe lejon një vëllim më të lartë të gjakut të rrjedhë në të gjitha pjesët e trupit, duke rritur furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese për qelizat e trupit. Një tjetër studim ka gjetur se vetëm 10 mg resveratrol plotësues rezultoi në një reduktim dramatik të rrezikut të goditjes në zemër. Resveratrol punon si një anti-inflamator, i cili mund të jetë një nga arsyet e efektshmërisë ndaj sëmundjeve të zemrës.

Largon pllakat e dëmshme nga arteriet në tru

Studimi i ri i 2014-s i Universitetit të Zvicrës provon aftësinë si mbrojtës të trurit të Resveratrolit. Ata gjetën se resveratrol fshin pllakëzat e dëmshme dhe radikalet e lira nga enët e gjakut, të cilat janë të lidhura me sëmundjen Alzheimer. Resveratrol parandalon oksidimin e LDL kolesterolit "të keq" dhe e bën më të vështirë për trombocitet të ngjiten së bashku dhe formojnë pllaka që mund të çojnë në goditje në zemër dhe në tru.

Improvizon energjinë e trurit dhe trupit

Në një studim britanik, studentëve që iu dha resveratrol (komponent i rrushit) patën rritje të fluksit të gjakut në tru me 200%. Shkencëtarët besojnë se resveratrol mund të ndihmojë në shpejtësinë e përgjigjeve tona mendore. Si një antioksidant i fuqishëm, mbështet qelizat dhe organet në eliminimin e urinës dhe toksinave të tjera nga trupi, mbështet shërimin e muskujve për atletët.

Mbron lëkurën nga kanceri prej diellit

Në studimet e shumta, resveratrol ka pasur një efekt pozitiv mbi kancerin. Resveratrol është menduar se kufizon përhapjen e qelizave të kancerit dhe u shkakton procesin e vetëvrasjes (Apoptosis). Hulumtimi gjithashtu tregon se resveratrol mbron lëkurën nga rrezet UVB e sidomos nga rrezet e dëmshme UVA të diellit, duke e mbrojtur atë kundër kancerit të lëkurës. Për më tepër, kjo lëndë ushqyese e fuqishme ka treguar mbrojtje të trupit ndaj terapisë rrezatuese, kur përdoret si një plotësues për trajtimin e kancerit pas rrezatimit.

Kundër diabetit

Personat me diabet ose paradiebatike kur kanë marrë resveratrol kanë pasur një rënie 10% të nivelit të sheqerit në gjak. Resveratrol ndihmon parandalimin e rënies së rezistencës së insulinës, një gjendje në të cilën trupi bëhet më pak i ndjeshëm ndaj efektit të uljes së sheqerit në gjak.

Shumë rrush mbron retinën e syve

Hulumtimi i ri i paraqitur kohët e fundit në Shoqatën për Hulumtime për Vizionin në konferencën e Orlandos, Florida, sugjeron se konsumimi i rregullt i rrushit mund të luajë rol në shëndetin e syrit duke mbrojtur retinën nga përkeqësimi. Në mënyrë të veçantë, hulumtimi thotë se një dietë rrushi rezulton me efekt mbrojtës për strukturën dhe funksionin e retinës. Retina është pjesë e syrit që përmban qeliza që përgjigjen ndaj dritës, të njohura si fotoreceptorë. Sëmundjet degjenerative të rutinës prekin mbi 5 milionë njerëz në SHBA dhe mund të shkaktojnë verbim për shkak të vdekjes së qelizave fotoreceptore. Studiuesit hetuan nëse një dietë e plotësuar me rrush mund të mbrojë fotoreceptorët në minjtë që kanë degjenerim të retinës. Rezultatet treguan se funksioni retinal u mbrojt në mënyrë të konsiderueshme. Analiza e mëtejshme zbuloi se dieta e rrushit ka sasi të larta të proteinave mbrojtëse në retinë. “Dieta e rrushit për funksionin e retinës është shumë emocionuese,- tha Dr. Abigail Hackam, hetues kryesor i studimit. -Duket se rrushi mund të punojnë në mënyra të shumta për të promovuar shëndetin e syve”.

Rrushi aktivizon gjenet për jetëgjatësi

Në një studim, shkencëtarët identifikuan resveratrolin e rrushit si një lëndë ushqyese që aktivizon gjenet e njeriut për të mbijetuar dhe për jetëgjatësi. Hulumtuesit besojnë se resveratrol aktivizon gjenin SIRT1, një mekanizëm biologjik që duket se mbron trupin ndaj efekteve të dëmshme të mbipeshës dhe sëmundjeve të plakjes. Studimet me brejtës sugjerojnë se resveratrol mund të ndihmojë edhe kundër disa prej efekteve të një jetese jo të shëndetshme dhe të çojë në rritjen e jetëgjatësisë. Minjtë e trajtuar me këtë përbërës të rrushit jetuan më gjatë sesa minjtë e ushqyer në mënyrë të ngjashme, por pa rrush.

Farat nuk janë mbeturina por plot enzima!

Farat e rrushit dhe lëkurat e tij përmbajnë enzima duke krijuar përdorime të mundshme, të reja shëndetësore thotë një studim i Universitetit të Floridës. Maurice Marshall, profesor në Shkencën e Ushqimit UF/IFAS thotë se cellulase, pektinase dhe glucosidase që gjenden tek farat e rrushit dhe lëkura i kanë bindur shkencëtarët se këto nuk janë mbeturina ushqimore, por pjesa më e çmuar. Enzimat rritin veprimtarinë antioksidante, ndërsa fenolet e rrushit shërbejnë si agjentë anti-inflamatorë dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe të ndihmojë në parandalimin e presionit të lartë të gjakut, tha prof. Marshall. Ekstraktet e rrushit mund të përdoren si antioksidantë për të ruajtur ushqimet. Aktualisht, industria ushqimore përdor antioksidantë sintetikë në ushqim për t’u zgjatur skadencën", thotë Prof. Marshall.

Antioksidantët sintetikë gjithashtu përdoren në vajrat kozmetikë, ndërkohë që rrushi dhuron bujarisht antioksidantë natyralë. “Ky koncept i përdorimit të antioksidantëve natyrorë në shumë gjëra të ndryshme në botën e ushqimit, është një koncept i mirë për konsumatorët” thotë profesori i Ushqimit në Florida. Studimi u mbështet nga një numër studentësh, kërkues të rinj, kimistë të shkencës së ushqimit dhe profesor të vreshtarisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd