Transmetuar më 28-06-2015, 10:27

Durrës, 28 qershor 2015, NOA.al – Një i ri ka humbur jetën gjatë orëve të para të ditës së sotme në qytetin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 36-vjeçari Aplostol Shehu, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në momentin që ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja me pasoja tragjike për 36-vjeçarin ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd