Transmetuar më 28-06-2015, 10:05

Malësi e Madhe, 28 qershor 2015, NOA.al – Një numërues në KZAZ-në numër 1 në qytetin e Koplikut, në Malësinë e Madhe ka rënë në prangat e policisë ditën e djeshme.

Burime nga blutë e qytetit verior bëjnë me dije se i arrestuari është 26-vjeçari Emirjon Hasaj.

Ai nuk ka pranuar që punonjësit e Policisë të kryenin kontrollin fizik të tij, ku për pasojë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë që kryenin detyrën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Fyerja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd