
Elbasan, 28 qershor 2015, NOA.al – Tre persona janë arrestuar në qytetin e Elbasanit nën akuzat e shfrytëzimit të prostitucionin e marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Burime nga policia bëjnë me dije për NOA.al se në pranga ka rënë 26 vjeçari Emine Jahja, mbi të cilin rëndojnë akuzat “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” e “Shtytje e të miturve në krim”. Gjithashtu është arrestuar edhe 21-vjeçari Marsel Jevgu, i cili akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” e “Shtytje të miturve në krim” si dhe 62-vjeçari Ilirjan Xhepa. Mbi Xhepën rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Ata janë arrestuar mbrëmjen e djeshme (e shtunë, 27 qershor) në kuadër të operacionit të koduar “Mëngjesi”.
Tre të sipërpërmendurit kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën me inicialet J.H, 12 vjeç, banuese në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni e kryer në bashkëpunim“ dhe “Marrëdhënia seksuale me të mitur”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





