



Has, 27 qershor 2015, NOA.al – Një konflikt për pronën mes dy familjeve ka çuar në përleshje të kushërinjve në Has, ku është parandaluar krimi në familje, pas ndërhyrjes së policisë.
Burime zyrtare konfirmojnë për NOA.al se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Peraj, Komuna Golaj, ku kushërinjtë I.M dhe Ibrahim Malaj janë konfliktuar mes tyre për një çështje prone.
Sipas policisë, konflikti mund të precipitonte në konflikt me armë, pasi Ibrahim Malaj, mbante një armë automatik pa leje.
Punonjësit e Policisë kanë bërë sekuestrimin e armës automatike dhe më pas kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesë dhe në territorin përreth.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan një automatik, një krehër fishekësh, 52 kapsolla detonator, 75 fishek automatiku, 10 kallëp tritoli, 20 metra fitil.
Efektivat e Policisë kanë bërë shoqërimin në Komisariat të Policisë të kushërinjve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë Ibrahim Malaj.
Mbi të rëndon akuza e veprës penale “Mbajtje pa leje e armëve, municioneve luftarake dhe lëndë plasëse”. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Kukës për veprime të mëtejshme. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





