
Patos, 27 qershor 2015, NOA.al – Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat e Rerëzës në qytetin e Patosit. Zjarri në këtë zonë ka rënë disa minuta më partë, ndërsa nga flakët rrezikohen banesat përreth.
Paraprakisht mësohet se janë djegur disa dhjetëra hektarë tokë të mbjella me ullinj, vreshta si dhe me shkurre.
Të parët që kanë ndërhyrë për të shuar flakët kanë qenë banorët e zonës, të cilat kanë vepruar me mjete rrethanore.
Më pas forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërsa ndihen të rrezikuar për banesat e tyre, banorët apelojnë për shtimin e forcave zjarrfikëse në zonë.
Deri në këto momente janë ende të paditura shkaqet e rënies së zjarrit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





