Transmetuar më 27-06-2015, 15:17

Duket se edhe për sa i takon seksit, kryerja e marrëdhënieve seksuale në mënyrë të moderuar është rruga e duhur.

Në revistën shkencore “Science” u publikuan rezultatet e dy studimeve të kryera te kafshët në laborator, ku u vu re se të bërit shumë seks ose të bërit shumë pak, mund të shkurtojë jetën.

Nga të dyja studimet rezultoi se ekzistojnë mekanizma gjenetikë që mund të ndikojnë në seksualitet, duke pasur një ndikim jo të vogël në evolucionin e specieve.

Studimi i parë u krye nga studiuesit amerikan të Universitetit të Standford në California, tek krimbat e llojit Caenorhabditis elegans, zbuloi se një aktivitet intensiv seksual sillte plakjen e parakohshme si te femrat edhe tek meshkujt.

Studimi i dytë u zhvillua nga studiuesit e Universitetit të Michigan (SHBA), tek lloji i mizës Drosophila melanogaster. Tek këto gjallesa u zbulua se aktiviteti seksual ishte i rrallë dhe u konstatua një plakje dhe vdekje e parakohshme. Studiuesit që analizuan të dy rastet dhe nga të dhënat e marra, u arrit në përfundimin se një ndikim i tillë është i ngjashëm edhe tek njeriu./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd