
Luleshtrydhet janë një prej frutave më të shijshme dhe preferuara, të cilat kanë një sërë dobish. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe ngrënia e pesë luleshtrydheve është njëlloj sa konsumimi i një kokrre portokalli. Kjo vitaminë favorizon thithjen e kripërave minerale si hekuri, elementi kryesor për zhvillimin e kolagjenit, i cili ndihmon për të ruajtur elasticitetin e fytyrës.
Luleshtrydhet janë të njohura edhe për vetitë antioksiduese dhe ndihmojnë për të mbajtur larg rrudhat dhe lëshimin e lëkurës. Një konsum i rregullt i këtij fruti ndihmon për të pasur lëkurë të lëmuar dhe të shëndetshme.
Përveç përfshirjes së tyre në regjimin ushqimor, luleshtrydhet mund të përdoren edhe si maskë e përgatitur në kushtet e shtëpisë. Mjafton që të shtypni disa kokrra luleshtrydhe deri sa ti bëni në formë kremoze dhe më tej aplikojeni masën e përftuar në fytyrë duke e lënë të veprojë për 20 minuta. Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





