Transmetuar më 27-06-2015, 13:59

Një burrë i moshës 44 vjeçare u ekzekutua në Japoni, duke çuar në 12 numrin e personave të ekzekutuar gjatë qeverisjes së Kryeministrit konservator Shinzo Abe, që nga dhjetori i vitit 2012.

Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë, Yoko Kamikawa, i cili konfirmoi ekzekutimin e radhës.

Burri, Tsukasa Kanda, ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje në vitin 2007 në Nagoya me dy bashkëpunëtorë që i kishte gjetur në një sajt për internet në kërkim të “partnerëve në krim”.

Ekzekutimi i fundit në Japoni daton në gusht të vitit 2014./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd