Transmetuar më 27-06-2015, 13:16

Tiranë, 27 qershor 2015, NOA.al- Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, në ngarkim të 17 vjeçarit Xhuliano Malo.

Ai akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e punonjësve të policisë, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.

I riu që shikoni në fotografi u kap në Lazarat gjatë momentit që humbi jetën efektivi i RENEA, Ibrahim Basha, më 24 qershor.

Malo u ndalua në drejtimin e një automjeti tip benz, ndërsa brenda tij u gjet lëndë narkotike dhe armë.

Dyshohet se 17 vjeçari u përdor si karrem nga vëllezërit Arbion Aliko dhe Alban Aliko për të tërhequr vëmendjen e policisë dhe për t’i futur në kurth, gjatë kohës që ata do të kryenin sulmin.

Gjatë arrestimit të Malos u qëllua me armë zjarri efektivi i repartit RENEA, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij.

Të riut ju gjet në makinë një automatik kallashnikov, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitralozi, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si kokainë.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë, rezulton grupi i armatosur kishte 6 muaj që përgatitej për të sulmuar dhe luftuar forcat e Policisë së Shtetit, me qëllim rikthimin e gjendjes së mëparshme në fshatin Lazarat, ku të krijohej mundësia për të kultivuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime se organizatorë të këtij grupi janë vëllezërit Arbion Aliko dhe Alban Aliko./a.y/noa.al Sulmi me pasojë vrasjen e efektivit të RENEA, 3 të arrestuar në Lazarat

“Lazarati”, Prokuroria: Vëllezërit Aliko organizatorë, plani për sulmin prej 6 muajsh

Procedim penal për vrasësit e dyshuar të oficerit Basha

10 vatra zjarri e 100 gëzhoja, 14 të ndaluar në Lazarat

Operacioni në Lazarat, bien në duart e policisë 14 nga 21 të dyshuarit

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd