Transmetuar më 27-06-2015, 13:00

Ai cilësohet si i pari shqiptar i vrarë në luftë kundër organizatës terroriste ISIS në Siri. 60 vjeçari Refik Horozi nga Prishtina humbi jetën ditën e djeshme gjatë kohës që luftonte me kryengritësit kurdë kundër ISIS, në Siri.

Mësohet se ai ishte bërë pjesë e luftimeve qysh prej 15 shtatorit të kaluar, ndërsa ka qëndruar në front në momentet më të vështira gjatë luftimeve në Kobani.

Luftëtari shqiptar me nënshtetësi turke vazhdoi të luftonte deri në momentet e fundit të jetës së tij. Horozi lindi në Sinop, një qytet në veri të Turqisë, kur prindërit e tij u shpërngulën nga Kosova.

Mediat kurde i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë 60 vjeçarit, i cili pavarësisht moshës thuhet se ka qenë një nga luftëtarët më besnikë të forcava YPG në Siri./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd