
Shkodër, 27 qershor 2015, NOA.al- Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur një rezultat surprizë në Shkodër.
Nga përfundimi i numërimit të votave LSI është renditur forca e dytë politike, pas Partisë Demokratike, duke marrë 10 këshilltarë për bashkinë që pritet të drejtohet nga Voltana Ademi.
Ndërkohë nga numërimi i votave të deritanishme në Malësinë e Madhe, LSI rezulton forca e parë politike.
Rezultatet e Shkodrës
PD- 25 357 vota, 21 këshilltarë
LSI- 11 800 vota,10 këshilltarë
PS- 10 925 vota, 9 këshilltarë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





