
Patos, 27 qershor 2015, NOA.al- Katër persona janë vënë në prangat e policisë së Patosit të akuzuar për plagosjen e dy të rinjve.
Si përgjegjës për ngjarjen e pasdites së të enjtes së kaluar kur u qëlluan me armë zjarri Arsen Lutaj 26 vjeç dhe Roland Sanxhaku 28 vjeç, janë arrestuar Orgest Lutaj 23 vjeç dhe Florian Sulaj 29 vjeç, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe plagosje e rëndë me dashje janë arrestuar.
Krahas tyre gjatë ditës së sotme u bë dhe arrestimi i dy të plagosurve për moskallëzim krimi.
Gjatë operacionit të ditës së sotme policia ka sekuestruar një automatik model-56, 21 fishekë dhe një thikë dhe një automjet “Benz” me targë “AA937 GA”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





