Transmetuar më 27-06-2015, 11:26

Njësia antiterrorizëm e policisë angleze në Scotland Yard, ka parandaluar një atentat terrorist në Londër.
Siç raporton “The Sun”, plani i një grupi xhihadistësh të lidhur me ISIS, parashikonte shpërthimin e një bombe artizanale gjatë paradës kur do të celebrohej dita e forcave të armatosura.
Informacionet e marra nga ekspertët e antiterrorizmit, parandaluan ngjarjen e rëndë, duke ndaluar disa persona të dyshuar./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





