
Krujë, 27 qershor 2015, NOA.al- Një makinë u bllokua në Krujë pasi brenda saj u gjet lëndë narkotike. Kjo bëri që drejtuesi i mjetit të vihet në pranga.
I arrestuari është 30 vjeçari Hasan Albrahimi banues në Fushë Krujë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Volksvagen me targa AA 737 LB gjatë pasdites së djeshme, iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 pako lëndë narkotike me rreth 8 kg e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet ndaj 30 vjeçarit Albrahimi. Ndërkohë materialet në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





