Transmetuar më 27-06-2015, 10:09

Vlorë, 27 qershor 2015, NOA.al- Një grua është plagosur në Vlorë e përplasur nga një makinë. 46 vjeçari  Arben Elezaj, me banim në qytetin bregdetar, u vu në pranga si përgjegjës për ngjarjen.

Ai akuzohet se ditën e djeshme duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, të lagjes “Hajro Çakërri” në Vlorë ka përplasur të moshuarën 72 vjeçare A.Gj. banuese e kësaj lagjeje.

Gruaja u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Elezaj akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd