



E gjetën në mes të një pellgu gjaku teksa po i shkaktonte plagë vetes. Pak metra larg tij, të futur në një frigorifer ishin trupat e pajetë të dy prindërve.
Një skenë drithëruese e parë nga efektivët e policisë së Springfield, në Oregon
(SHBA), gjatë arrestimit të Jeremy Ringquist, njw inxhinier 38 vjeçar me akuzën e vrasjes në rrethana të rënduara.
Një familje e torturuar, një histori e vështirë që i ka rrënjët nga një martesë e dhunshme. Randy 63 vjeç dhe Karen 65 vjeç ishin martuar prej vitesh, por prej kohësh gruaja ishte viktimë e përdhunimeve. Djali dhe bashkëshorti i saj i alkoolizuar e keqtrajtonin dhe në shumë raste kishin abuzuar seksualisht me të.
Jeremy, pas një martese të dështuar dhe një pune të braktisur në Chicago ishte kthyer për të jetuar me prindërit. Dhe aty për Karen, nisi një torturë e dyfishtë.
Për një periudhë të gjatë ajo e mbajti përbrenda sekretin e hidhur, deri kur në mesin e muajit maj vendosi që t’ia tregonte historinë e saj Mark Cestaric, një kushëriri i saj, një nga të paktët që i qëndronin pranë.
“Karen dhe i shoqi nuk i kishin marrëdhëniet mirë. Prej kohësh ishte viktimë e abuzimeve seksuale nga i shoqi dhe djali, i cili pas një martese të dështuar ishte kthyer sërish në shtëpinë e prindërve. Jeta e saj ishte e palumtur. U mundova ta bindja të largohej nga ajo shtëpi, por ajo nuk kishte para dhe nuk dinte ku të shkonte. Nuk kishte të afërm të ngushtë. Unë jam një kushëri i largët dhe ndoshta isha personi më i afërt i saj. Doja të lajmëroja policinë por ajo më kërkoi të mos e bëja. Nëse nuk je atje dhe të shohësh se çfarë ndodh, është e vështirë të tregosh situatën”, thotë Mark.
Që nga telefonata me kushëririn, Karen ishte mbyllur në heshtje. Disa herë ai kishte telefonuar kushërirën, por ajo nuk ishte përgjigjur. I shqetësuar ai lajmëroi policinë, e cila për dy herë me radhë shkoi në shtëpinë e Ringquist, ndërsa në derë shkruhej një biletë “Nuk jemi në shtwpi”.
Por një telefonatë anonime theu heshtjen, pasi kërkohej që policia të thellohej më shumë për të zbuluar atë që kishte ndodhur në atë shtëpi.
Të martën e kaluar policia hyri në apartamentin e familjes Ringquist, ku gjeti trupat e Karen dhe Randy të mbyllur në frigorifer. Pak më tutje ishte Jeremy i cili në krizë po i shkaktonte plagë vetes. Ai u dërgua në një spital për kurim, dhe vetëm ditën e djeshme u dërgua në burg, nën akuzën e vrasjes në rrethana rënduese./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





