
Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 27 qershor 2015.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Përgjimet, zbulohet snajperi që vrau oficerin e RENEA. Prokuroria: Sulmi për të rikthyer drogën”.
Tituj të tjerë janë; “Kreu i LSI, Meta: Rritje e shëndetshme e LSI, arritëm standardet”.
“Brok: Raporti i ODHIR befasues, zgjedhjet të falsifikuara”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Zbulohet plani në Lazarat: Të kthehet mbjellja e hashashit”.
Lexoni dhe: “Lazarati”, Prokuroria: Vëllezërit Aliko organizatorë, plani për sulmin prej 6 muajsh
Tituj të tjerë janë; “Humbja e zgjedhjeve, Mediu shtyn opozitën drejt bojkotit”.
“Basha në Bruksel: Betejë frontale me ata që guxuan të deformojnë zgjedhjet e 21 qershorit”.
“Meta: LSI arriti sukses dhe rritje të vendeve në Këshilla”
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Pse ndodhi Lazarati, Erzen Breçani: Ku çaloi operacioni”.
Tituj të tjerë janë; “Meta: Rritje elektorale e LSI, të lexohen të gjitha mesazhet që vijnë nga vota”.
“Vizita, kancelarja Merkel në Tiranë, në 8 korrik nis turi ballkanik”.
“MPB, KLSH: Blerja e uniformave, ndjekje penale për 11 zyrtarë”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Rama-Meta, çfarë u kris më 21 qershor. Vota e Pogradecit dhe ndryshimi mes votës për kandidatët dhe asaj për partitë është dëshmi se jo gjithçka shkon vaj në kushinetat e shumicës qeverisëse. Por, a ka një krisje mes LSI së Metës dhe PS së Ramës?!”
Tituj të tjerë janë; “Veliaj: Ja si do jetë Tirana ime”.
“Basha: Detyra e PD-së, çmontimi i instrumentit që deformoi zgjedhjet”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





