Transmetuar më 26-06-2015, 19:40

Quhet Shabani dhe ka lindur në Hollandë e është rritur në Sidney të Australisë. Prej vitit 2007 ai jeton në kopshtin zoologjik të Higashiyama, në Nagoya të Japonisë.

Prej kohës kur ky gorillë 18-vjeçar është transferuar në qytetin japonez, vizitat në kopshtin zoologjik janë rritur ndjeshëm. Vihet re se është shtuar prezenca e femrave, të cilat vijnë enkas për të parë kafshën.

Shabani ka një veçanti. Ai është i bukur. Ka një shikim joshës dhe të thellë, një fizik të mirë me muskuj dhe sillet si të ishte një yll Hollivudi.

Fama e tij është rritur falë rrjetit social Twitter, ku qindra femra që e kanë vizituar, kanë postuar fotografi në llogaritë e tyre, duke e cilësuar si ‘shumë të bukur’. Epo nuk e kanë keq, ai ka një fizik kafshëror, një bishë e vërtetë! /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd