



Elbasan, 26 qershor 2015, NOA.al – Dy persona janë arrestuar dhe 226 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa janë asgjësuar në fshatin Kosovë e Madhe në komunën Fierëz.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 56-vjeçari Xhevahir Pepa dhe 50 vjeçari Et’hem Pepa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e Xhevahir Pepës në fshatin Kosovë e Madhe u gjetën dhe u sekuestruan 206 rrënjë bimë narkotike.
Efektivat e policisë, kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e Et’hem Pepë, të cilit iu gjetën në oborrin e shtëpisë 16 rrënjë bimë narkotike të dyshuara me atë të llojit kannabis sattiva.
Ndërkaq, vazhdon puna për kontrollin e territorit deri në kufi me qytetin e Lushnjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





