Transmetuar më 26-06-2015, 16:50










Shira të fortë dhe era e fuqishme ka goditur Indinë, ku si pasojë kanë ngelur të paktën 81 persona të vdekur.
Viktimat janë më së shumti nga shteti perëndimor i Gujaratit, ku mijëra familje janë mbyllur në banesat e tyre dhe nuk mund të dalin, për shkak të izolimit nga uji, që ka përfshirë një pjesë të madhe të tokave.
Sipas Ridhi Butt, funksionar i lartë i Mbrojtjes Civile në Indi, të paktën 9 mijë persona janë evakuuar në tre distriktet e goditura më së shumti dhe të prekura nga shirat. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





