Transmetuar më 26-06-2015, 16:11

Eliminimi i barkut të fryrë dhe sidomos në verë është një kërkesë e shumë personave. Sipas një diete “shkencore” udhëzohen disa ushqime që duhen eliminuar, siç janë ato që fermentohen në organizëm dhe shtojnë ndjesinë e fryrjes.

Kjo recetë publikohet nga mediat italiane, ndërsa thuhet se ky problem prek së paku 20% të popullsisë së vendit fqinj.

Dieta i është nënshtruar një studimi shkencor, të drejtuar nga Enrico Stefano Corazziari, i Unità di Gastroenterologia dhe Universita Sapienza në Romë (Itali).

“Nënshtruam ndaj kësaj diete më shumë se 100 persona. Studimi mori në konsideratë 75 persona nga të dyja gjinitë gjatë dy viteve. Përfshimë pacientë me aparatin tretës të acaruar, por dieta këshillohet për gjithë ata që kanë probleme me fryrjen e barkut”, thotë Corazziari.

Më poshtë gjeni guidën e ushqimeve

-Zgjidhni fibra dhe produkte pa maja

-Preferoni djathin e fortë dhe të staxhionuar, qumështin e skremuar ose qumësht soje

-Vendosni në pjatë gjithmonë fruta, veçanërisht banane, boronicë, kivi, mandarinë, limon, portokall, rrush, manaferra dhe luleshtrydhe.

-Lini vend për perimet, veçanërisht për majdanozin, specat, patëllxhanët, sallatë jeshile, fasule dhe kungull.

-Konsumoni domate

-Si ëmbëlsues përdorni sakaroz dhe glukozë, shurup panje etj.

-Eleminoni ushqimet që mund të fermentohen në bark, si buka, makaronat, biskotat etj.

-Mollët, dardhët, kajsitë, qershitë, pjeshkat, shalqini, kumbullat.

-Mjaltin, fruktozën, sherbetin.

-Qumështi, djathërat e buta si rikota.

-Asparagë, karçof, rrepat e kuqe, brokoli, finoku, hudhra, kërpudhat, bizelet.

-Qiqrat, thjerrëzat, fasulet, bathët./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd