















Është thuajse një album familjar që tregon një pjesë nga historia e Shteteve të Bashkiara të Amerikës, përmes momenteve më intime të familjes Kennedy, në mënyrë të veçantë të Caroline dhe John Kennedy.
Shëtitje me kuaj poni, momente relaksi në det apo në park, fotografitë që gjeni bashkënjgitur do të dalin në ankand në Los Angeles (SHBA).
Ato janë realizuar në vitin 1960 ngë një prej dadove të Jacqueline Kennedy, Maude Shaw, e cila kaloi shtatë vjet me Kennedy, mes tyre edhe periudhën e jetesës në Shtqpinë e Bardhë.
Lidhur me jetën e saj në Shtëpinë e Bardhë ajo ka shkruar një libër në vitin me titull “’White House Nanny”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





