Transmetuar më 26-06-2015, 14:42

Ajo quhet Phillys, vuan nga skleroza dhe ka vështirësi në të kujtuarit e momenteve të rëndësishme të jetës së saj. Ai quhet Jack Potter është 90 vjeç, por gëzon shëndet të plotë. Ai e di mirë se ajo femër është dashuria e jetës së tij, ndonëse ajo shpesh nuk e njeh për faj të sëmundjes që e ka prekur. Kështu ai çdo ditë i kujton dashurinë e tyre, martesën dhe familjen e bukur që krijuan.

Ai i lexon çdo ditë ditarin që Phillys ka shkruar gjatë viteve, duke u ndaluar në faqet e momenteve më të bukura dhe romantike.

Pavarësisht viteve të kaluara Jack thotë se nuk ka humbur asnjë grimcë nga dashuria për të shoqen, me të cilën u martua para 70 vitesh. Ai shkon çdo ditë për ta takuar në shtëpinë e kurimit në Rochester, New York, (SHBA) për ta takuar.

Ai i hedh dorën në qafë dhe i lexon historinë e një jete, që nga fejesa, martesa, puthja e parë, udhëtimi i parë bashkë etj., dhe ashtu së bashku kujtojnë historinë e një dashurie të madhe… të tyren./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd