Transmetuar më 26-06-2015, 13:59

Ajo është mjaft e angazhuar me aktivitetet dhe koncertet e saj, sa që hera herës ka nevojë që të tjerët ti bëjnë gjërat për të.

Këngëtarja Aurela Gaçe ka postuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi ku ka qenë fare e vogël në krahët e nënës së saj, shoqëruar me një dedikim të ndjerë për të, duke e cilësuar si “Dashuri hyjnore”.

“Sado që jam rritur, kam marrë mbi supe përgjegjësitë e mia, jam bere mami vete… Përsëri më pëlqen shumë kur mami e di që jam e lodhur dhe më gatuan diçka që ajo e di se unë e pëlqej… E pazëvendësueshmja mami.. Vetëm fakti që ajo ngrihet të të mbulojë shpatullat kur të zë gjumi, është baraz me… Nuk di me çfarë mund t’a barazoj këtë lloj dashurie. Dashuri Hyjnore”, shkruan Aurela./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd