Transmetuar më 26-06-2015, 13:21

Ndonëse nuk fitoi finalen e “Big Brother Albania 7”, me daljen nga realit show ajo fitoi një dhuratë më të madhe, dashurinë.

Në fund të verës së kaluar, Jona Kalemaj u fejua zyrtarisht me një biznesmen, të cilin ka preferuar mos ta bëjë publik në media, ndonëse e bujshme u bë unaza e diamantit që mori për fejesë.

Bukuroshja nga Elbasani e cila ka qenë banorja finaliste e edicionit të vjetshëm të “Big Brother” është bërë nënë e një vajze.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar një fotografi me të voglën, ku shkruan, “Nuk di në ka dritë më të bukur se drita që solle ti në jetën tonë. Ti je jetë mbi jetë! Ti je dhe do jesh përgjithmonë e vogla jonë”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd