Transmetuar më 26-06-2015, 11:11

Elbasan, 26 qershor 2015, NOA.al- Armë, fishekë dhe dy maskat e gjetura në makinën e një të riu në Elbasan, bën që të përfundojë në pranga.

32 vjeçari Klaudjo Zabeli u arrestua gjatë ditës së djeshme pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin e tij tip benz me targa AA 206 AL, në vendin e quajtur “Fusha e Loparit” Elbasan, i janë gjetur një armë zjarri pistoletë e kalibrit 7.62 mm M57 si dhe 7 fishekë brenda saj; Një shkop druri si ai i bejsbollit si dhe dy kapuçë me ngjyrë të zezë.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesë, Zabelit ju gjetën 15 fishekë imitues zhurmash, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet në ngarkim të tij, për të zbuluar aktivitetin me të cilin 32 vjeçari merret.

Zabeli akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd