
Tiranë, 26 qershor 2015, NOA.al- Dy të rinj u vunë në prangat e policisë së kryeqytetit të kapur me lëndë narkotike.
Të arrestuarit janë Noel Papuli 25 vjeç dhe Xhuljo Qejvanaj 20 vjeç, me banim në Tiranë.
Ata u kapën mbrëmjen e djeshme pasi në rrugën e “Dibrës”, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me targë AA 800 LY dhe kontrollit fizik u gjetën dhe bllokuan 21 qese farmacie të mbushura me bimë të dyshuara narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë 21.6 gramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, mjeti dhe dy telefona celularë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





